Presidenti i Kosovës nis pushimet, nuk reagon për Karaçevën

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 21:22
Presidenti i Kosovës nis pushimet, nuk reagon për Karaçevën

Hyrja e pjesëtareve të ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës ngjalli reagime nga krerët e shtetit.

Por ai që qëndroi i heshtur karshi këtyre ndodhive si rrallëherë ishte presidenti, Hashim Thaçi.

Asnjë reagim nga ai nuk u pa as në rrjetet sociale të tij, në lidhje me këtë ngjarje.

E aktiv Presidenti është pothuajse për ditë në Facebookun e tij duke kujtuar data historike dhe dëshmorët, ku shpreh tregon se ka takuar familjarët e tyre.



E i përkushtuar po duket të jetë edhe me rubrikën që e ka hapur rishtazi duke e titulluar “njerëz të paharrueshëm.”

Ndërkohë në faqen e presidencës figurojnë vizita që Thaçit i ka bërë në misionin e ri në Kosovë,  ambasadori të ri i Gjermanisë Jörn Rohde.

Por këto aktivitete janë bërë para dy jave.

E janë bërë disa ditë që presidenti nuk ka dalë as në zyrën e tij.

Zyra e Presidencës nuk ka dhënë informacione nëse Presidenti është në pushime.

Por ky distancim i Thaçit nuk është aspak i përshtatshëm me detyrën e rendësishme që ai mbanë .

Andaj analistët po vlerësojnë  se ai duhet të angazhohet më shumë dhe të kryejë punën e tij.

Sipas Demhasajt, ky distancim i presidentit nuk është i rastësishëm.
E kjo heshtje e Presidentit ka nisur pak kohë pasi ai është kthyer nga Haga, ku është intervistuar nga Gjykata Speciale.

(Kosova Sot Online)