Mustafa thotë se nuk është morale nisja e mocionit nga VV’ja, kritikon ndërkombëtarët

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 21:31
Mustafa thotë se nuk është morale nisja e mocionit nga VV’ja, kritikon ndërkombëtarët

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk beson që VV do arrijë të i mbledhë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Ai ka kritikuar edhe ndërkombëtarët të cilët i dërguan demarsh në kohën kur LDK rrëzoi Qeverinë Kurti.

Ai thotë se nisja e mocionit në këtë kohë nuk është e moralshme.

“Nuk është morale. Na kanë etiketuar neve pasi na rrëzuan në kohë pandemie. Nëse është ashtu, tani jemi në kohë  më të rëndë. Ne edhe pas rrëzimit të qeverisë i lamë ministrat të bëjnë punën e tyre”, ka thënë ai.

“Po cuditem edhe ndaj ndërkombëtarëve. Neve na dërguan demarshe, ndërsa tani nuk po i shoh që të reagojnë. Nëse i bëjnë nënshkrimet do të na rrëzojnë, është e drejtë e tyre. Por nuk besoj se do e bëjnë. Pasi nuk kanë lënë vend për përkrahje nga asnjë parti“, përfundoi Mustafa 

(Kosova Sot Online)