Tahiri kritikon menaxhimin e pandemisë nga Qeveria: Këta nuk e kanë haberin çfarë po bëjnë

  • A.P /
  • 12 August 2020 - 22:59
Tahiri kritikon menaxhimin e pandemisë nga Qeveria: Këta nuk e kanë haberin çfarë po bëjnë

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, dhe Qeveria në përgjithësi nuk kanë ëprkrahur qytetarët dhe situata u ka dalë nga duart.

“Nuk e fajësoj Institutin apo QKUK’në. Ata po bëjnë gjithçka që është e mundur. Por faji është tjetërku. Mund të bëhet shumë më shumë. Ka mundur të bëhet më shumë edhe më herët. Nuk është me rëndësi autostrada Gjilan-Dheu i Bardhë në këtë kohë. Është me rëndësi se sa njerëz janë të prekur nga Covid-19 në Gjlian. Është dashur të krijohen ekipe mobile që të jenë shumë më afër me qytetarët. Njerëzit në zona të thella janë totalisht jashtë arritjes së institucioneve”

Tahiri ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit, Armend Zemaj. 

(Kosova Sot Online)