57 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 janë në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 09:00
57 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 12 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 57 pacientë me koronavirus, 40 prej tyre janë me oksigjenoterapi, ndërsa 12 janë në gjendje të rëndë.

Në raportin e spitalit thuhet se në 24 orët e fundit janë shëruar 9 pacientë nga koronavirusi.

Në mesin e të infektuarve në Spitalin e Pejës ka edhe staf mjekësor.

“Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

(Kosova Sot Online)