As numri i lartë i vdekjeve e infeksioneve me koronavirus, nuk po i ndal kosovarët të bëjnë dasma

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 09:27
As numri i lartë i vdekjeve e infeksioneve me koronavirus, nuk po i ndal kosovarët të bëjnë dasma

Pavarësisht rritjes enorme të numrit të viktimave dhe rasteve të reja të koronavirusit, kosovarët nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së këtij infeksioni.

Dje, Policia e Kosovës intervenoi në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në të cilën po mbahej një aheng familjar e ku ishin të ftuar shumë persona.

Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh, në ketë aheng janë takuar diku rreth 50 deri në 60 persona.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Njëjtë ndodhi edhe në Rogovë të Gjakovës.

Atje dikush organizoi aheng me 70 të ftuar, duke rrezikuar kështu përhapjen masive të virusit.

Të gjithë të pranishmit janë shpërndarë nga Policia e Kosovës, teksa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)