Sulmohet sek*ualisht një grua në Pejë

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 11:08
Sulmohet sek*ualisht një grua në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër”, thuhet në raport.  

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

(Kosova Sot Online)