Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 12:10
Punëtorët e “IMN Kosova” protestojnë para Qeverisë, kërkojnë 20% e privatizimit

Punëtorët e ndërmarrjes “IMN Kosova” kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për mospagesën e 20% pas privatizimit. Në vend të Kryeministrit Avdullah Hoti punëtorët e “IMN Kosova”, i priti Ahmet Isufi. KMDLNj kërkon të hiqet pagesa për teste në laboratorët private.Për kërkesën e tyre për të marrë 20%, Isufi ju tha që duhet të presin kthimin e kryeministrit nga izolimi. Të paktën kështu e interpretoi Emin Neziri përfaqësues i protestuesve. Ai tha se për të marr 20%, duhet nënshkrimi i Qeverisë për shpronësim.

“U takuam me Ahmet Isufi ata na premtuan që brenda një javë kanë me përfunduar. 120 punëtorë janë tu prit. Për shkak të shpronësimit nuk po i japin 20%”.“Një nënshkrim i Qeveris duhet për shpronësim”. E kjo i revoltoi protestuesit. Ata nuk u pajtuan që në takim i priti Ahmet Isufi ndërsa thanë se nuk presin ndonjë ndihmë. Ismet Hasani, pjesëmarrës në protestë tha se qeveritarët po mundohen të përfitojnë në krah të tyre.

(Kosova Sot Online )