Përshkallëzohen tensionet: Avionët francezë zbarkojnë në Kretë

  • S.A /
  • 13 August 2020 - 12:30
Përshkallëzohen tensionet: Avionët francezë zbarkojnë në Kretë

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë së fundmi kanë sjellë edhe reagimin e ndërkombëtarëve.

Franca nuk ka mbetur duarkryq, duke dërguar dy avionë luftarakë “Rafale” në ishullin e Kretës.

Ky veprim erdhi pas takimit të Presidentit Macron me kryeministrin grek Mitsotakis, i cili kërkoi nga palët që të ulen në një tavolinë dialogu për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Egje.

Mediat franceze raportojnë se dy avionët pritet të qëndrojnë në bazën ajrore të Paphos, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zhvillohet një stërvitje e përbashkët mes Francës dhe Greqisë në ishujt e Egjeut.

Grupi i anijeve të kërkimit të Turqisë të udhëhequra nga “Oruç Reis” është duke lundruar në zonën e kontestuar detare mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë që në rajon të mblidhen një numër i madh anijesh ushtarake të të dy shteteve.

 

(Kosova Sot Online )