PDK për ligjin e UÇK’së: Jemi të gatshëm ta përmirësojmë

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 13:00
PDK për ligjin e UÇK’së: Jemi të gatshëm ta përmirësojmë

Pasi nuk u kaloi ligji për vlerat e UÇK’së, të cilën e ka propozuar, PDK’ja është e gatshme që të bëjë përmirësime në ligjin  që u kritikua nga ambasada amerikane dhe BE’ja.

Deputeti i PDK’së, Gazmend Bytyci, në konferencën për media, ka thënë se deputetët e partive të tjera treguan mungesë guximi. Disa prej tyre, sipas Bytycit, qëndruan jashtë sallës kur u hodh në votim ligji për Mbrojtjen e Vlerave të UCK’së.

“Më e cutishme ishte se si kolegët tonë nuk patën guximin të jenë brenda sallës, një pjesë e tyre qëndruan jashtë, ndërsa një pjesë qëndruan brenda por nuk votuan”, ka thënë deputeti i PDK’së.

Ai thotë se si propozuese, PDK’ja është e gatshme të bëjë ndryshime në këtë ligj, ashtu që të jetë i pranueshëm.

“I kujtojmë shqetësimet e miqve tanë ndërkomëbtarë, por ne ju sigurojmë se jemi të gatshëm që në lexim të dytë t’i bëjmë përmirësimet, amandamentimet”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)