41 të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 14:45
41 të prekur me COVID-19 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e përgjithshme në vend po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Sipas raportit të fundit të ShSKUK’së, 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi. Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë”, thuhet në njoftim.

 

SHSKUK: 448 pacientë të shtrirë me COVID-19 Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme...

Publiée par QKUK- Shskuk info sur Jeudi 13 août 2020

(Kosova Sot Online)