Prishtina prin sërish me numrin e të infektuarve

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 15:36
Prishtina prin sërish me numrin e të infektuarve

Kryeqyteti vazhdon të prijë me numrin e të infektuarve nga virusi Covid 19.

Nga 193 të infektuar me Covid 19, që janë regjistruar në 24-orëshin e fundit, 56 prej tyre janë nga Prishtina.

Pas Prishtinës vjen Peja me 18 të infektuar, 14 nga ajo e Gjilanit e 13 nga komuna e Vushtrrisë.

Më poshtë e gjeni të plotë numrin e të infektuarve për secilën komunë:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 56 raste, komuna Pejë 18 raste, komuna Gjilan 14 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kamenicë dhe Istog.

(Kosova Sot Online)