Ministria që drejton Agim Veliu sqaron pse bleu pelena dhe brisqe për rroje

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 16:08
Ministria që drejton Agim Veliu sqaron pse bleu pelena dhe brisqe për rroje

Ministria e Punëve të Brendshme që drejtohet nga Agim Veliu ka dhënë një tender prej 10 mijë e 180 euro për furnizim me material higjenik.

Këtë tender e ka fituar Beni Dona Plast SH.P.K.

Në mesin e produkteve të blera ka pelena, shamponë, krehër e brisqe për rroje.

MPB ka thënë se pelenat janë blerë për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës.

“Ju sqarojmë lidhur me kërkesën tuaj për aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizim me material higjienik” për Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion (DSHAM), dhe në mesin e artikujve ka edhe Pampersa (ose ekuivalent), pasta të dhëmbëve, krehër, e bica për rroje dhe gjëra tjera si produkte të cilat janë me se të domosdoshëm për fëmijët dhe nevojat e personave të cilët qëndrojnë në Qendrën për Azil dhe Migracion në Republikën e Kosovës. Ky aktivitet i prokurimit është në harmoni të plotë me Ligjin për Prokurim Publik dhe aktet tjera nënligjore të zbatueshme mbi prokurimin publik në Kosovë”, ka thënë MPB.

(Kosova Sot Online)