MSH mohon të dhënat e profesorit amerikan: S’jemi të parët në botë për numrin e të vdekurve

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 17:00
MSH mohon të dhënat e profesorit amerikan: S’jemi të parët në botë për numrin e të vdekurve

Nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që drejtohet nga Armend Zemaj, po i mohojnë statistikat e publikuara nga profesori amerikan, Eric Topol, të cilat e nxjerrin Kosovën në vendin e parë sa i përket personave të infektuar për 1 milion banorë.

Eric Topol i cili është edhe drejtor i Institutit për Hulumtime ‘Scripps’, në profilin e tij zyrtar ka publikuar të dhënat e 7 ditëve, nga ku Kosova ka dalë si vendi i parë me më shumë vdekje.

Informacionet mbi të cilat Topol është bazuar janë marrë nga European Center of Disease Prevention and Control, Covid Tracking Report, UK Departamnet of Health and Social Care dhe Spanish Ministry of Health.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

“Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi për 1 milionë banorë”, thuhet në reagimin e MSH-së, raporton Express.

Megjithatë në reagim, nga MSH e pranojnë se gjatë muajit korrik dhe gusht shifrat e personave të vdekur kanë qenë të larta, por thonë se pavarësisht këtij fakti, Kosova nuk renditet e para për vdekjet.

“Është i vërtetë fakti  që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit shifrat e të vdekurve në Kosovë nga Covid-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm”,  potencohet në reagim.

(Kosova Sot Online)