“Gjakova e ka stabilizuar gjendjen me COVID-19”

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 17:34
“Gjakova e ka stabilizuar gjendjen me COVID-19”

Komunës së Gjakovës sot i janë shtuar tetë raste të reja me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive në këtë komunë të shkojë në rreth 130.

Por, pavarësisht se numri i rasteve aktive nuk është i vogël, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, po vlerëson se komuna që udhëhiqet nga Ardian Gjini, po menaxhon mirë me situatën epidemiologjike.

 

Duke prezantuar raportin 24 orësh të IKSHP’së rreth situatës në vend, Ramadani tha se Gjakova ka stabilizuar në mënyrë të plotë situatën epidemiologjike.

“Komuna e Gjakovës ka tetë raste dhe është komunë me përqindje më të vogël dhe e ka stabilizuar në mënyrë të plotë situatën epidemiologjike dhe po vazhdon sigurt që ta ulë këtë numër edhe më shumë”, tha Ramadani para gazetarëve.

Për gjendjen në këtë komunë ka dhënë detaje edhe Drejtori për Shëndetësi, Ferdinand Kolaj.

Ai i ka thënë Expressit, se që nga fillimi i pandemisë e deri tash, numri i personave që janë infektuar me koronavirus atje shkon në rreth 360, me gjithsej 22 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Nga fillimi kanë qenë 358 raste dhe 22 raste të vdekjeve. Aktualisht janë rreth 130 raste aktive me COVID-19”, ka thënë Kolaj.

(Kosova Sot Online)