Zemaj u shpërndan maska banorëve të lagjes ‘Kolonia’ në Gjakovë

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 18:05
Zemaj u shpërndan maska banorëve të lagjes ‘Kolonia’ në Gjakovë

Ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Gjakovë së bashku me kryetarin e kësaj komune Ardian Gjini, ka qëndruar edhe në lagjen Kolonia, në të cilën jetojnë pjesëtar të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Ai u ka shpërndarë maska këtyre banorëve, dhe u ka premtuar se kujdesi ndaj tyre nuk do të mungojë.

“Gjatë vizitës në komunën e Gjakovës bashkëbiseduam me kryetarin Gjini me banorët e lagjës Kolonia, ku jetojnë pjesëtar të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Dëgjuam shqetësimet e tyre dhe i siguruam që kujdesi ndaj qytetarëve të secilit nacionalitet është përkushtim i institucioneve tona. Shërbime për të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar Zemaj në Facebook.


(Kosova Sot Online)