Thaçi dekoron Turan Rusin me Medalje Presidenciale

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 21:00
Thaçi dekoron Turan Rusin me Medalje Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medalje presidenciale humanistin shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turan Rusi.

Në njoftimin ë bërë përmes Facebookut, presidenti Thaçi ka thënë se ai është prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara pas luftës së dytë botërore dhe punoi pareshtur së bashku me familjen e tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

(Kosova Sot Online)