Netanyahu pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkaura Arabe: Asnjë ndryshim në planet e aneksimit të Bregut Perëndimor

  • A.P /
  • 13 August 2020 - 22:01
Netanyahu pas marrëveshjes me Emiratet e Bashkaura Arabe: Asnjë ndryshim në planet e aneksimit të Bregut Perëndimor

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se nuk ka asnjë ndryshim në planin e tij për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor, pavarësisht marrëveshjes historike me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

“Nuk ka asnjë ndryshim në planin tim për të zgjatur sovranitetin tonë në Judea dhe Samaria, në koordinim të plotë me SHBA-në”, tha Netanyahu në Jeruzalem, duke përdorur emrin biblik për Bregun Perëndimor.

“Kam sjellë paqen dhe do të sjell, gjithashtu, edhe sovranitetin dhe kurrë nuk do të heq dorë nga të drejtat tona në vendin tonë”, shtoi ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)