Prizrenasi rrah babain dhe kunatën, i jepen 48 orë burg

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 09:05
Prizrenasi rrah babain dhe kunatën, i jepen 48 orë burg

Në Prizren gjatë ditës së djeshme është raportuar për dhunë në familje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe kunatës së tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)