Naser Ramadani jep lajmin e fundit: Viti i ri shkollor, fillon nëpër shkolla

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 13:33
Naser Ramadani jep lajmin e fundit: Viti i ri shkollor, fillon nëpër shkolla

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani ka thënë se viti i ri shkollor do të fillojë në shkolla. Ai ka sqaruar se janë duke e shqyrtuar mundësinë që mësimi nga klasa e parë deri në klasën e pestë të zhvillohet në shkolla.

Ramadani tutje ka shtuar se nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, po ashtu edhe në shkollat e mesme, mësimi do të zhvillohet në formë mikse. Ndërsa për mësimin në universitet, Ramadani ka thënë se do të zhvillohet online.

“Fillimi i vitit shkollor do të fillojë në të gjitha nivelet, por do të varet forma e zbatimit. Grupi i ekspertëve  të IKSHPK-së dhe MASH-it kanë punuar dhe po shihet mundësia për hapjen e shkollave për klasën e parë deri në klasën e katërt, eventualisht klasën e pestë si hapje fizike. Prej klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë dhe shkollën e mesme do të jetë një formë mikse. Në Universitet hapja do të online”, ka thënë Ramadani.

(Kosova Sot Online)