Ra nga ndërtesa, policia jep detaje për rastin tragjik në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 14:08
Ra nga ndërtesa, policia jep detaje për rastin tragjik në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka vdekur gruaja që ka rënë nga ndërtesa në Fushë Kosovë.

Policia Rajonale e Prishtinës ka treguar se sot në orën 13:00, një grua ka rënë nga një ndërtesë, ndërsa akoma nuk janë sqaruar rrethanat se si ka ndodhur rasti.

“Sot rreth 13:00, kemi pronar informatën se në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë.  Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, kanë thënë nga Policia.

“Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

(Kosova Sot Online)