LVV thotë se qytetarët duhet të testohen falas te privatët, e thumbon edhe Naser Ramadanin

  • E.K /
  • 14 August 2020 - 15:19
LVV thotë se qytetarët duhet të testohen falas te privatët, e thumbon edhe Naser Ramadanin

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që testimi për COVID-19 të jetë falas edhe në instituticionet private shëndetësore.

Përmes një video të publikuar në faqen zyrtare, VV’ja ka akuzuar Qeverinë Hoti se me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshëm testimin.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti ka thumbuar edhe Drejtorin e IKSHP’së, Naser Ramadanin, për deklaratën e tij se “gjjithkush ka të drejtë të infektohet”.

“Kjo qeveri që dështoi në menaxhimin e pandemisë, dhe nuk iu dha asnjë mbështetje qytetarëve në këtë periudhë të rëndë ekonomike e shëndetësore, tani me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshme testimin për diçka që do të duhej të ishte në interes të institucioneve të sigurisë, shëndetësisë, të vetë qytetarëve që mbi “të drejtën për t’u infektuar” do të duhej ta kenë të drejtën për testim falas”, thuhet në postimin e VV’së.

 
Përkujdesja dhe testimi për Covid-19 duhet të jetë falas për të gjithë.

“Të gjithë kanë të drejtë të infektohen”, por jo të gjithë kanë të drejtë që falas ta bëjnë testin për Covid-19. Kjo qeveri që dështoi në menaxhimin e pandemisë, dhe nuk iu dha asnjë mbështetje qytetarëve në këtë periudhë të rëndë ekonomike e shëndetësore, tani me licencimin e operatorëve privat për testim të Covid-19, po ua bënë qytetarëve edhe më të vështirë edhe më të kushtueshme testimin për diçka që do të duhej të ishte në interes të institucioneve të sigurisë, shëndetësisë, të vetë qytetarëve që mbi “të drejtën për t’u infektuar” do të duhej ta kenë të drejtën për testim falas. Ditë më parë, GP i LV, ka kërkuar qasje në dokumente publike për të parë procesin e licencimit të këtyre operatorëve privat. Sot, në seancën plenare, Nënkryetarja Kollçaku kërkoi që ky test të jetë falas dhe në rast se duhet të ketë shpenzime shteti t’i mbulojë ato.

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Vendredi 14 août 2020

(Kosova Sot Online)