Zëdhënësi i PDK-së: LDK-ja drejt shuarjes, Kurti “ujk” me shqiptarët, dele me Serbinë

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 17:01
Zëdhënësi i PDK-së: LDK-ja drejt shuarjes, Kurti “ujk” me shqiptarët, dele me Serbinë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se me mospjesëmarrjen në votimin për ligjin për vlerat e UÇK-së, deputetët e VV-së dhe ata të LDK-së i kanë dhënë dje një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë, mu para ballafaqimit final në dialog.

Bytyçi ka kritikuar ashpër VV-në e LDK-në që deri dje ishin në koalicion, për qasjen e tyre arkaike.

“LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës. Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng te saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri. Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë, Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Facebook.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së, Avni Bytyçi:

Dje në Kuvend, me “dezertimin” në votim për Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, nuk mbeti keq luftëtari i UÇK-së, as UÇK-ja. LDK dhe LVV i dhanë një fitore të shkëlqyer Vuçiqit dhe Serbisë!

Jo vetëm kaq. Ishte inkurajim për Serbinë dhe Vuçiqin, për gjendjen ku ndodhet sot Kosova, mu para ballafaqimit final me Serbinë!

LDK, po tregon se është parti drejtë shuarjes, pa koncept, pa guxim, pa ide për të ardhmen. E mbetur peng në arkaizmin e mllefit dhe viktimizimit para UÇK-së, edhe mbi dy dekada pas luftës. Ajo po mendon se mund të përfitoj pafundësisht nga kjo dhe ta mbaj peng te saj qytetarin e ri, duke u viktimizuar, gjithmonë duke akuzuar, por edhe duke synuar të përfitojë pikërisht meritokraci nga frytet e luftës çlirimtare për liri.

Ndërsa LVV, solide në qëndrimin e vet konstant të manipulimit përfitues politik, noton në këtë amulli dhe degradim, duke treguar se jo vetëm nuk qëndron për asgjë, por kur bëhet fjalë për Serbinë, Albin Kurti “çuditërisht” humbi shkëlqimin “radikal”, pikërisht për këtë temë. Kështu bëri edhe sa ishte në qeveri. Dje, këtë e përsëriti ai me partinë e tij në Kuvend.

Ai vetëm sa po dëshmon, sa i dobët, peng dhe frikacak është para Serbisë. “Ujk” me shqiptarët, ndërsa dele me Serbinë!

Nga sjellja e djeshme politike, i vetmi që nuk duhet të shqetësohet është luftëtari i vërtetë i UÇK-së, që ka kryer një mision të madh historik. Por, duhet të shqetësohen të tjerët, edhe numrat e fryrë të “veteranëve”.

Me sjellje të tilla, a po e inkurajon dikush të keqën historike të ri përsëritet.

(Kosova Sot Online)