Pas miratimit të ligjit për Covid 19, Vjosa Osmani i ka dy fjalë

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 18:10
Pas miratimit të ligjit për Covid 19, Vjosa Osmani i ka dy fjalë

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e lumtur që pas disa muajve bindi të gjitha partitë t’ia votojnë ligjin për Covid 19, tha disa fjalë “live” në Facebook.

Në Kuvendin e Kosovës, pas disa muajsh mospajtimesh,  është miratuar ligji për luftimin dhe parandalimin e pandemisë, i propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Osmani, e lumtur që i bëri bashkë partitë në Kuvend, për ta miratuar ligjin, doli nga seanca për një adresim të shkurtër për ndjekësit e saj në Facebook.

“Që nga muaji mars, kur Gjykata Kushtetuese kërkoi nga Kuvendi që ta miratojë një ligj për pandeminë, ka pasur dallime të mëdha politike. Arritëm më në fund që ta arrijmë një konsensus të plotë të forcave politike” , tha Osmani.

“Shpresoj shumë që kjo të jetë mësim që kur të kemi të bëjmë për shëndetin publik, të jemi bashkë”, ka shtuar ajo.


(Kosova Sot Online)