Veteranët: Ata që janë kundër drejtësisë nuk na duhen as si ambasadorë

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 18:56
Veteranët: Ata që janë kundër drejtësisë nuk na duhen as si ambasadorë

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se duke parë së nuk ka mundësi që të zhbëhet Gjykata Speciale kanë ndërmarrë inciativën që ajo të plotësohet me amendamente.

Përmes tyre, kjo organizatë kërkon gjykimin e të gjitha krimeve që kanë ndodhur në Kosovë.

“Të thuash që jam kundër gjykimit të krimeve në Kosovë nuk je normal në kokë. Këto ndryshime presim t’i miratojnë edhe pakicat. Do të ishte mirë edhe për serbët. Pse gëzojnë priviliegjet e Kosovës?. Nëse duan t’i gëzojnë privilegjet e këtij shteti duhet t’i zbatojnë edhe ligjet”, ka thënë Klinaku.

“Ai që është kundër që të gjykohen krimet e Serbisë në Kosovë nuk është normal në kokë. Njeriu normal tenton që ta ndryshojë këtë ligj ashtu si e kemi propozuar ne. Krimet duhet të gjykohen. Presim që të ndryshohet ligji dhe të gjykohet secili krim”.

Ai ka thënë se nëse ambasadat e huaja do të dilnin kundër këtyre ndryshimeve, do të dilnin kundër drejtësisë.

“Nuk na duhen nëse janë kundër drejtësisë.  Ata që janë kundër drejtësisë nuk na duhen as si ambasadorë. Do ta kemi reagimin tonë ndaj deputetëve dhe ambasadave. Ai që është kundër drejtësisë në Kosovës duhet ta vërë gishtin në kokë”.


(Kosova Sot Online)