LDK’ja kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

  • A.P /
  • 14 gusht 2020 - 19:18
LDK’ja kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

LDK’ja kërkon të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike

Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, ka kërkuar nga deputetët të votojnë pro këtij projektligji.

Deputeti i kësaj partie, Shkelzen Hajdini, tha se me anë të kësaj do të krijohet shpresë për qytetarët e prekur nga kriza e pandemisë Covid 19.

“Ju kërkoj të gjithëve pa marrë parasysh vërejtjeve që mund t’i kemi si grupe parlamentare. Kërkoj të votoni ligjin për rimëkëmbje, pasi kështu do t’i hapim rrugë institucioneve shtetërore dhe do t’i krijojmë shpresë për të dalë nga kjo situatë e rëndë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)