Bie nga ballkoni i banesës në Fushë-Kosovë, familjari rrëfen ngjarjen tragjike

  • A.P /
  • 14 gusht 2020 - 20:38
Bie nga ballkoni i banesës në Fushë-Kosovë, familjari rrëfen ngjarjen tragjike

Një grua 56 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që e njëjta kishte rënë nga ballkoni i banesës në Fushë Kosovë.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin në këtë rast, kur ata u njoftuan me urgjencë se një grua ka rënë nga kati i katërt i kësaj banese.

Trupi i pajetë i viktimës qëndroi për një kohë në vendin e ngjarës, këtu në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë.

Viktima 56 vjeçare dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i saj ne banesën që jetonte në katin e katërt të këtij objekti.

Ani pse asaj iu ofrua ndihma e shpejtë, nuk arriti të shpëtojë nga plagët e shkaktuara.

Derisa policia po merrte shënime tek dëshmitarët në afërsi të vendit të ngjarjes, këtu erdhi edhe ekipi i mjekësisë ligjore.

E fqinjët e së ndjerës, të shokuar po e vëzhgonin gjithë këtë situatë nga ballkonet e tyre.

Më pas, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore me nxitim dhe pritet që të njëjtës t’i kryhet obduksioni.

Ndërkohë, një familjar i viktimës i cili thotë se kishte pirë kafe me të në mëngjes, tregon se si ndodhi ky rast tragjik.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe, viktima 56 vjeçare siç u tha po bëhej gati që këto ditë ta martonte djalin e saj.

(Kosova Sot Online)