Rrahja në mes të policëve e qytetarëve — Policia e Ferizajt deklarohet

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 23:19
Rrahja në mes të policëve e qytetarëve — Policia e Ferizajt deklarohet

Dy policë janë rrahur keq me dy qytetarë në qytetin e Ferizajit, saktësisht në rrugën Ahmet Kaqiku.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi sqaron se gjithçka filloi në momentin kur qytetarët janë ndaluar dhe kanë refuzuar që t’ia dorëzojnë letërnjoftimet njësiteve policore. E ndalja e tyre u bë për shkak se qytetarët nuk ishin duke i zbatuar masat parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar Covid-19.

Megjithatë, policët kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll dhe e kanë zmbrapsur sulmin.

Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor.

Gjithashtu edhe mjekët kanë marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:10 në rrugën Ahmet Kaqiku njësitet policore gjatë kryerjes së detyrave lidhur me planin operativ të Covid-19, kanë ndaluar dy qytetarë të cilët nuk i kanë zbatuar vendimet dhe masat parandaluese kundër pandemisë. Ata kanë refuzuar që të identifikohen me letërnjoftim dhe njëherit në mënyrë agresive I kanë sulmuar të dy policët. Policia e ka vu situatën nën kontroll duke e zmbrapsur sulmin. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor e ku më pas janë intervistuar. Policët kanë marrë trajtim mjekësor. Lidhur me këtë çështje do të merret prokurori i rastit”, ka konfirmuar Gashi.

(Kosova Sot Online)