Shi e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 07:39
Shi e bubullima, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Gjatë fundjavës parashikohet destabilizim i motit, rrebeshe shiu me bubullima, temperaturat në rënie të lehtë.

Në fillim të javës më shumë diell dhe më nxehtë, pasditeve mundësi për rrebeshe shiu.

Datat:

15.08 – Paradite intervale me diell.  Ditën vransirat do të shtohen.  Nga mesdita dhe përgjatë mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Vende-vende rrebeshet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

16.08 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullimë.  Në mbrëmje me kthjellime.

17.08 – Më nxehtë, intervale më të gjata me diell.  Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.

18.08 – Nxehtë, kryesisht me diell deri në orët e pasdites.  Pasdite priten zhvillime të vransirave, që do të shoqërohen edhe me ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

19.08 – Paradite kryesisht me diell.  Pasdite mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

(Kosova Sot Online )