Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Fushë Kosovë, ra nga kati i pestë i ndërtesës

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 11:56
Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Fushë Kosovë, ra nga kati i pestë i ndërtesës

Një grua ka vdekur dje në Fushë Kosovë pasi ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese.

Rasti në polici është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’, teksa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Nëna Terezë Fushë Kosovë 14.08.2020 – 12:50. Viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i pestë i ndërtesës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)