Vdes një person nga Kamenica pasi e goditi rrufeja

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 12:31
Vdes një person nga Kamenica pasi e goditi rrufeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi është goditur nga rrufeja në fshatin Desivojcë të Kamenicës.

Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit

“Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë

(Kosova Sot Online)