Sulmohen fizikisht policët në Pejë, të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit

  • E.K /
  • 15 August 2020 - 12:46
Sulmohen fizikisht policët në Pejë, të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit

Dy të dyshuar nën ndikimin e alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Pejë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, njofton policia.

Policët kanë pësuar lëndime trupore ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR :Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 14.08.2020 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë (zyrtarë policorë). Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)