Posta amerikane paralajmëron vonesa gjatë numërimit të votave në ShBA

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 13:40
Posta amerikane paralajmëron vonesa gjatë numërimit të votave në ShBA

Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara ka paralajmëruar se miliona vota me postë mund të mos arrijnë me kohë në vendin e caktuar për t’u numëruar në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor.

Në letrat dërguar shteteve të ShBA-së muajin e kaluar, agjencia postare tha se afatet e caktuara kohore nuk përputhen me standardet e dërgesave të Shërbimit Postar, shkruan BBC.

Kritikët e kanë akuzuar drejtorin e ri të Shërbimit Postar, që është përkrahës besnik i presidentit Donald Trump, për ngadalësim të dërgesave.

Pritet që në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të shënohet numër rekord i votimit përmes postës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se do t’i bllokojë fondet shtesë për Shërbimin Postar rreth punëve që lidhen me zgjedhjet për shkak se ai e kundërshton votimin me postë.

Ai vazhdimisht ka thënë se votimi përmes postës do të shkaktojë mashtrim me vota dhe do t’i japë krahë rivalit Joe Biden. Sidoqoftë, ekspertët e sistemit të votimit me postë, që përdoret nga ushtria amerikane dhe nga vetë presidenti, është i sigurt nga ndërhyrjet.

(Kosova Sot Online )