Kosovarët e pabindur: Nuk respektojnë vendimet e Qeverisë, rezultojnë pozitiv me Covid-19, dalin e shëtisin

  • S.A /
  • 15 August 2020 - 13:44
Kosovarët e pabindur: Nuk respektojnë vendimet e Qeverisë, rezultojnë pozitiv me Covid-19, dalin e shëtisin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve ka iniciuar rast ndaj shtatë personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Në dy raste, në Rahovec dhe Mojstir të Istogut inicimi i rastit ka ndodhur për shkak se të infektuarit me COVID-19 nuk janë vet-izoluar.

Lexoni të plotë rastet:

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.08.2020 – 17:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren14.08.2020 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mamushe 14.08.2020 – 22:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull

Fsh. Mojstir, Istog 14.08.2020 – 17:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që i njëjti i infektuar me sëmundje ngjitëse COVID-19, nuk ka respektuar vetë izolimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Volljak, Klinë 14.08.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 14.08.2020 – 10:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit, pasi i njëjti ishte pozitiv me COVID-19. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leposaviq 14.08.2020 – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online )