Komunat me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve

  • E.K /
  • 15 gusht 2020 - 15:18
Komunat me më së shumti të infektuar brenda 24 orëve

Nga 145 raste me të infektuar sa janë regjistruar sot nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHKP), 45 janë në Prishtinë, 13 në Mitrovicë e 10 në Pejë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime”, thuhet nga IKSHKP. 

(Kosova Sot Online)