Zemaj takohet me ambasadoren holandeze, flasin për situatën me pandeminë Covid-19

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 10:59
Zemaj takohet me ambasadoren holandeze, flasin për situatën me pandeminë Covid-19

Ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj, gjatë ditës së hënë është takuar me ambasadoren e Holandës Gerrie Willems.

Me ambasadoren, Zemaj ka njoftuar se kanë biseduar rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.

 Njoftimi i plotë:

Me ambasadoren holandeze, shkëlqesinëë e saj, Gerrie Willems, biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19 dhe mbështetjes që Holanda në vazhdimësi po i ofron vendit tonë.

Ishte vlerësim i përbashkët se Ministria e Shendësisë dhe autoritetet tona po bëjnëë punë të mirë dhe po i japin përgjigjen adekuate gjendjes së krijuar nga pandemia.

Kohë më parë Holanda ka dhuruar donacion me materiale mjekësore në QKUK-në në Prishtinë.

Ndihma të tilla pritet të ofrohen në të ardhmën. Jemi shumë mirënjohes dhe falendërues për bashkëpunimin e shkelqyeshëm dhe mbeshtetjen që po na jep ky shtet mik.

Hartelijk dank Nederland!

#QeveriaHoti

(Kosova Sot Online)