Situata me Covid 19 në Kosovë: 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 14:32
Situata me Covid 19 në Kosovë: 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në Shërbimin Klinik dhe Spitalor të Kosovës janë duke u trajtuar 573 pacientë për koronavirus. Nga ta, 441 janë të konfirmuar me Covid-19. Por 40 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu kanë bërë me dije, zyrtarë të SHKUK’së. Sipas këtij institucioni shëndetësorë  në oksigjenoterapi janë 372 persona.

Ndërkohë në Qendrën Klnikë dhe Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 214 persona, nga ta 166 janë të konfirmuar pozitiv. Në anën tjetër 135 pacientë të tjerë janë në oksigjenoterapi.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 440 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 11.416 raste nga 43.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 401 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 viktima që nga përhapja e virusit në Kosovë.

(Kosova Sot Online)