Pak para fjalimit mbështetës për Bidenin, Clintonit i dalin fotografi të papërshtatshme me një vajzë

  • A.P /
  • 18 August 2020 - 22:24
Pak para fjalimit mbështetës për Bidenin, Clintonit i dalin fotografi të papërshtatshme me një vajzë

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, duket shumë i kënaqur, në disa foto të reja, të papublikuara më parë, teksa shijon një masazh intim në qafë me një prej vajzave që ka akuzuar për abuzim seksual pedofilin e vdekur Jeffrey Epstein,

Fotot zbulojnë edhe një herë lidhjet e supozuara të Clinton me Epstein, teksa ish-Presidenti, 72 vjeç, po përgatitet të marrë pjesë në Konventën Demokratike në mbështetje të Joe Biden ditën e sotme.

Clinton ka udhëtuar disa herë me avionin privat të pedofilit të vdekur, ku dhe është socializuar me Ghislain Maxwell. Ish-Presidenti gjithashtu ka pasur akuza seksuale gjatë jetës së tij publike.

Edhe pse kanë kaluar shumë kohë, Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, akoma është pjesë e lajmeve të tilla.

Në foto duket Clinton i ulur komod dhe qesh teksa Chauntae Davies, në atë kohë 22 vjeçe, i jep një masazh Bill-it. Vajza në atë kohë ishte masazhatore personale e Epstein.

Në deklaratat e saj Davies ka thënë se është përdhunuar nga Epstein, pasi është rekrutuar nga Maxëell.

Por, ndërsa Epstein tashmë ka vdekur, sytë janë drejtuar nga një tjetër personazh: Ghislaine Maxëell. Kjo e fundit ishte ajo që i siguronte Epstein vajza të mitura, për orgjitë në të cilat dyshohet se merrnin pjesë zyrtarë të lartë amerikanë dhe njerëz me pushtet në fusha të ndryshme të shoqërisë.

(Kosova Sot Online)