Humbi vëllain nga infeksioni i COVID-19, gjinekologu Rexhaj: Tragjedi e madhe që Kosova të ketë 416 të vdekur

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 08:29
Humbi vëllain nga infeksioni i COVID-19, gjinekologu Rexhaj: Tragjedi e madhe që Kosova të ketë 416 të vdekur

Gjinekologu nga Peja, Ibrahim Rexhaj ka humbur vëllain si pasojë e infektimit nga coronavirus.

Rexhaj  thotë se humbja e një familjari për një kohë shumë të shkurtër pasi infektimit është përjetuar rëndë.

Gjinekologu thotë se është shumë për të ardhur keq që një pjesë e njerëzve nuk besojnë se ka coronavirus.

“Ata nuk u besojnë ekspertëve shëndetësorë, por besojnë në persona të tjerë që pretendojnë se nuk ka virus por kjo lidhet me biznesin apo diçka tjetër”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Kosova që aktualisht nuk ka më shumë se 1.4 milion banorë rezidentë, te këtë mbi 416 të vdekur është një tragjedi për të gjithë ne. Kjo ka ardhur nga mos ruajtja dhe dëgjimi i atyre që thanë se nuk ka coronavirus por është konspiracion. Unë pajtohem se sot mbi 30% e popullatës është e infektuar me apo pa simptoma”.

Rexhaj thotë se coronavirusi ende nuk është konfirmuar që mund të kalojë nga shtatzëna te fëmija, por sipas tij kjo nuk do të thotë se ato nuk duhet të kenë kujdes

(Kosova Sot Online)