Fluks i madh i veturave në Merdare, mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova

  • G.G /
  • 19 August 2020 - 12:55
Fluks i madh i veturave në Merdare, mbi 1 orë pritje për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se në kufirin në Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë të gjata. Aty duhet të pritet nga 70 deri në 80 minuta për ta lëshuar vendin

Sot në pikat kufitare të Kosovës gjendja është e qetë. Të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikë kufitare deri në 80 minuta shkojnë pritjet për të dalë nga Kosova, kurse 3 deri në 5 minuta për të hyrë.

Ndërkaq tek pika tjetër kufitare, e njohur me emrin Te Dheu i Bardhë, nuk ka pritje të gjata.

Pritje jo shumë të gjata për të dalë nga Kosova janë edhe në pikat tjera kufitare, si ajo e Glloboqicës, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje, Mutivodë dhe Muçibabë.

(Kosova Sot Online)