Policia thotë se një grua në Prishtinë që se kishte vendosur maskën, ka sulmuar pjesëtarin e tyre

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 12:27
Policia thotë se një grua në Prishtinë që se kishte vendosur maskën, ka sulmuar pjesëtarin e tyre

Policia në Prishtinë ka arrestuar një grua e cila nuk kishte vendosur maskën dhe kishte sulmuar zyrtarët policorë

Rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare të cilën njësiti policor e kishte ndaluar për mosposedim të maskës  mbrojtëse ndaj virusit Covid-19 dhe e njëjta ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt

(Kosova Sot Online)