Çka ndodhi me nxënësit që shkuan në shkollë, gjatë pandemisë së vitit 1918?

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 13:05
Çka ndodhi me nxënësit që shkuan në shkollë, gjatë pandemisë së vitit 1918?

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesit shtetërorë po ballafaqohen me dilemën nëse duhet të hapen shkollat ose jo gjatë periudhës së pandemive.

Gjatë pandemisë së gripit së vitit 1918, edhe pse bota ishte një vend shumë më ndryshe, diskutimet ishin po aq të ndezura, raporton CNN.

Kjo pandemi vrau rreth pesë milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë 675 mijë amerikanë, para se të mbaronte.

Gjersa shumica e qyteteve mbyllën shkollat e tyre, tre vendosën t’i mbajnë të hapura – New Yorku, Chicago dhe New Haven, sipas historianëve.

Vendimet e zyrtarëve shëndetësorë në ato qytete bazoheshin kryesisht në hipotezën e zyrtarëve të shëndetit publik se studentët ishin më të sigurt në shkollë.

New Yorku kishte pothuajse një milion fëmijë shkollorë në vitin 1918 gjersa rreth 75 për qind prej tyre jetuan në banesa, të mbipopulluara, shpesh jo-sanitare, sipas një artikulli të vitit 2010 të Raportit të Shëndetit Publik të revistave zyrtare – “US Surgeon General” dhe “US Public Health Service”.

“Për studentët nga rrethinat e qytetit njujorkez, shkolla ofroi një mjedis të pastër, të ajrosur mirë, ku mësuesit, infermierët dhe mjekët tashmë praktikuan inspektime mjekësore të plota”, sipas artikullit.

Studentët nuk u lejuan të mblidheshin jashtë shkollës dhe në rast se ndodhte një gjë e tillë, duhej të raportoheshin menjëherë te mësuesi i tyre, sipas Markel Copelandit.

(Kosova Sot Online)