Në mjediset serbe në Kosovë nuk shtyhet viti shkollor

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 12:27
Në mjediset serbe në Kosovë nuk shtyhet viti shkollor

Shefja e Administrimit të Shkollave të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për Kosovën Jasmina Dedic, ka thënë se viti shkollor në komunitetin serb në Kosovë do të fillojë më 1 shtator dhe se gjithçka është gati për fillimin e procesit.

“Gjithçka do të varet nga situate epidemiologjike në terren jo vetëm në Kosovë por edhe në shkolla. Në çfarëdo rasti mësimi online do të fillojë më 1 shtator. Do të vlerësojmë nëse klasët do të kombinohen dhe si do të shkojë”, tha Dedic për portalin Kosovoonline.

Ajo shtoi se drejtorët e shkollave kanë pranuar udhëzime nga Ministri i Edukimit, Mladen Sarcevic se ata mund të kenë autonomi në organizimin e mësimdhënies në shkollat e tyre dhe se do të veprojnë me rrethanat e tyre.

“Në shkolla, kryesisht gjithçka është gati për fillimin e mësimit, në disa komunitete në jug të lumit Ibër, shpërndarja e dezinfektuesve është në process dhe do të kompletohet këtë fundjavë”, tha Dedic.

(Kosova Sot Online)