32 aksidente për 24 orë, u shqiptuan 1 mijë e 712 gjoba trafiku

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 10:34
32 aksidente për 24 orë, u shqiptuan 1 mijë e 712 gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar në statistikat e përgjithshme, se në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1712 gjoba trafiku, për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Ndërsa është bërë e ditur se janë shënuar gjithsej 32 aksidente.

Ndërkohë nën prangat e Policisë kanë përfunduar 15 persona, e prej tyre 8 janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)