Deputeti i LDK’së: Nuk na duhet njohje nga Serbia nëse falim toka

  • E.K /
  • 07 September 2020 - 12:54
Deputeti i LDK’së: Nuk na duhet njohje nga Serbia nëse falim toka

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës.

Avdyli ka thënë se nëse resurset tona i falim, apo nëse falim toka, nëse Kosova bëhet Mini Schengen për mallrat Serbe, nuk na duhet kurrfarë njohje të një shteti të dështuar e jofunksional.

Postimi i plotë i Avdylit:

“Njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të mëtutjeshëm të shtetit të Kosovës. Edhe ashtu njohje reciproke s’ka por po kërkohet njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë e cila s’do vjen ose me një çmim të papërballueshëm për ne. Edhe pse asgjë në këtë shtet asnjë vendim të madh e kushtetues nuk merret pa miratimin e Serbëve, e drejtat e tyre janë më afirmative se çdo kund tjetër, akoma neve na kërkohen lëshime në emër të njëfarë njohje të Serbisë”.

“Edhe 1000 vjet mos të na njeh Serbia, nëse ne nuk e jemi shtet unitar ,i fortë e funksional. Nëse formojmë mini-shtete Serbe brenda Kosovës , nëse resurset tona i falim, apo nëse falim toka, nëse Kosova bëhet mini shengen për mallrat Serbe, nuk na duhet kurrfarë njohje të një shteti të dështuar e jofunksional. Ka ardhur koha me thënë s’kemi çka japim më. Mjaft është mjaft. S’duam njohje, duke dhënë nga trupi ynë, sepse edhe ashtu Serbia na ka borxh shumë, nga eshtrat e 1600 të zhdukurve , miliarda dëme dhe përgjegjësi për gjenocidin e pushtimin 100 vjeçar”.

 

Njohja reciproke të mos jetë moto e gjymtimit të metutjeshëm të shtetit të Kosovës. Edhe ashtu njohje reciproke ska por...

Publiée par Haxhi Avdyli sur Dimanche 6 septembre 2020

(Kosova Sot Online)