Polici e burgosi dy herë, e dënuara i dhuron veshkën

  • E.K /
  • 08 September 2020 - 13:20
Polici e burgosi dy herë, e dënuara i dhuron veshkën

E shumë kërkuar nga drejtësia disa vite më parë, një grua në Alabama, vendosi t’i shpëtojë jetën një polici që e burgosi dy herë, duke i dhuruar atij veshkën.

Jocelynn James, një ish përdoruese droge, arriti të lidhej me ish oficerin Terrell Potter kur pa në rrjetet sociale njoftimin se ai kishte nevojë urgjente për një transplant të veshkës.

40-vjeçarja James e konsideron arrestimin e saj nga ish oficeri si momentin që i shpëtoi jetën, për shkak të varësisë që ajo kishte nga lëndët narkotike. Ajo e konsideron atë një mundësi të dytë për të jetuar.

Ish oficeri kishte pritur më shumë se 8 vite për një transplant deri sa kjo mundësi iu ofrua nga Jocelynn.

(Kosova Sot Online)