Rreth 100 ushtarë amerikanë nisen drejt Kosovës

  • E.K /
  • 14 September 2020 - 13:36
Rreth 100 ushtarë amerikanë nisen drejt Kosovës

95 ushtarë nga Garda Kombëtare Ushtarake e Iowa-s janë nisur për t’iu bashkuar misionit të NATO-s në Kosovë.

Ushtarët janë nisur nga ‘Red Rose’ në Sioux City, pas një ceremonie në të cilën nuk janë lejuar të marrin pjesë familjarët për shkak të situatës së krijuar nga virusi COVID-19

Këta 95 ushtarë parashihet të shërbejnë në Kosovë për rreth një vit, teksa i bashkohen edhe 370 trupave të tjerë amerikane që ndodhen në shërbim në vendin tonë.

“Këta burra dhe gra të guximshëm do të jenë në këtë mision për një vit. Faleminderit për shërbimin tuaj”, thuhet në publikimin e ‘Siouxlandnews’.

(Kosova Sot Online)