Së paku nëntë të vrarë nga një shpërthim në Afrin të Sirisë

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 11:47
Së paku nëntë të vrarë nga një shpërthim në Afrin të Sirisë

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim në pjesën veriperëndimore të Sirisë të hënën, sipas zyrës së guvernatorit të provincës turke, Hatay.

Sulmi ndodhi kur një kamion i vogël, i mbushur me material shpërthyes u fut në qytetin Afrin, i kontrolluar nga opozita siriane. Në deklaratën e zyrës së guvernatorit thuhet se kanë filluar hetimet për sulmin dhe identifikimin e personave të përfshirë në të.

Në vitin 2018, Turqia kishte kryer ofensivë kundër militantëve kurdë përmes operacionit të quajtur “Dega e ullirit”, shkruan Anadolu.

Pas luftës së gjatë civile, e cila ka filluar nga viti 2011, pjesa dërrmuese e territorit të Sirisë tashmë është nën kontrollin e qeverisë së Asadit.

Gjatë këtyre viteve, rreth 400 mijë njerëz janë vrarë, në mesin e tyre rreth 22 mijë fëmijë e 13 mijë gra.

(Kosova Sot Online)