Digjet vetura, përfshihet edhe objekti – detaje për zjarrin në Prishtinë

  • E.K /
  • 15 September 2020 - 15:53
Digjet vetura, përfshihet edhe objekti – detaje për zjarrin në Prishtinë

Mesditën e sotme në rrugën “Muharrem Fejza në Prishtinë ka ndodhur një incident zjarri. Sipas policisë, dyshohet se fillimisht është djegur një veturë e më pas zjarri është përhapur në objekt.

Rasti për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 14:30 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë (garazhë) në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë”. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.  Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes,  ku  dyshohet se fillimisht është djegur  një veturë dhe më pas zjarri është përhapur në objekt”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se zjarri është lokalizuar.

“Zjarri është lokalizuar, për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)