Tahiri- deputetëve: Votojeni Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 09:54
 Tahiri- deputetëve: Votojeni Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Zv/kryeministri Besnik Tahiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast Tahiri tha se duke e ditur se jemi në përballje e sipër me një vit sfidues, pandemia ka afektuar thuajse secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare.

Ai tha se për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku e ndjejë një siguri më të madhe, transmeton Indeksonline.

Tahir tha se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike s’është zgjidhje për të gjitha efektet negative, por se është forma më e mirë e rifreskimit ekonomik.

Postimi i plotë:

Të nderuar deputet të Kuvendit,

Duke e ditur se jemi duke u përballur me një vit sfidues, pandemia ka afektuar pothuaj secilin dimension të jetës publike, sociale e qytetare. Si për çdo gjendje sfiduese, aty ku ka konsensus politik në vendimmarrje, aty shoqëria, qytetarët, publiku, e ndjejnë një siguri më të madhe.

Andaj nuk them se Projektligji per Rimekembje Ekonomike, është zgjidhje për të gjjtha efektet negative me te cilat po përballemi, mirëpo më duhet të theksoj se Projeligj:

1. Është forma më e mirë e rifreskimit ekonomik;

2. Siguron mjete financiare, kur shumë operator ekonomik janë në mungesë të tyre;

3. Rritë fuqinë blerëse, e me këtë mbështet edhe mirëqenien;

4.Përkrah disa dimensione të ndjeshme, siç është ndërmarrësia;

5. Siguron vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në realizimin e planeve, projekteve, e me këtë edhe një shteg për bizneset sektoriale, të cilat mund të dekurajohen dhe ulin caqet e tyre, duke ulur edhe performancën dhe përfshirjen.

6. Gjithashtu ky projektligj përkrah kategori të veçanta, të cilat janë të prekura skajshmërisht.

Pra, ju ftoj që sot të veprojmë shpejtë, të përfshijmë propozimet, t’i harmonizojmë ato, dhe të marrim vendime.

Jam i bindur se nëse nuk e bëjmë këtë shpejtë dhe si duhet, pagat që i marim në kohë pandemie, do të mund të cilesohen si “dëm” ekonomik!

Faleminderit për vëmendjen tuaj.

(Kosova Sot Online)