Selmanaj pasi dështoi votimi i Ligjit për Rimëkëmbje akuzon opozitën: Keq, vërtetë keq

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 13:15
 Selmanaj pasi dështoi votimi i Ligjit për Rimëkëmbje akuzon opozitën: Keq, vërtetë keq

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pasi që për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Selmanaj në Facebook ka thënë se me këtë ligj do të ju mundësohej qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre.

“Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai, duke thënë se duhet të shtrohet pyetja se kë e përfaqësojnë këta deputetë.

(Kosova Sot Online)